Berisha publikon procesverbalin e shtetasve të huaj të shoqëruar në protestë: Policisë i duhej një inskenim

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pjesë nga procesverbali i mbajtur nga policia për disa shtetas të huaj të shoqëruar gjatë protestës së fundit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke akuzuar autoritetet për inskenim.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha lexoi pjesë nga dëshmia e një shtetasi të huaj, i cili sipas procesverbalit deklaron se kishte ardhur në Shqipëria si turist dhe kishte përfunduar rastësisht në protestë.

Sipas deklarimit të lexuar nga Berisha, shtetasi i huaj ka mohuar të ketë goditur policinë me sende të forta, ndërsa ka pretenduar se u shoqërua me forcë në furgonin e policisë pasi po qëndronte në zonë dhe bënte foto.

Berisha pretendoi se policia ka përdorur persona të infiltruar për të krijuar incidente gjatë protestës.

“Këta janë të kontraktuarit. Këta janë të aftë të inskenojnë çdo gjë”, deklaroi ai, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulim të situatës.

Ai shtoi se opozita do të vijojë protestat dhe akuzoi qeverinë për përdorim politik të strukturave të rendit.

Nga ana tjetër, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related