Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, pas pezullimit të Erion Ismailit.
Ismaili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, lidhur me hetimet për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Dervishi ka një eksperiencë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit. Ai ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Komisariatit nr. 3 dhe nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi shërbente si shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Emërimi i tij vjen në një moment kur drejtues të policisë janë përfshirë në hetime lidhur me çështjen e AKSHI-t.
