Partia e Lirisë mbështet protestat qytetare: Ndryshimi nuk mund të presë më

Data

Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke shprehur mbështetjen e saj për pjesëmarrësit dhe duke kërkuar reflektim nga institucionet përballë kërkesave të qytetarëve.

Përmes një deklarate publike, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, i cilësoi protestat si një shprehje legjitime të pakënaqësisë qytetare dhe theksoi se shqetësimet e ngritura nga protestuesit duhet të dëgjohen dhe të adresohen.

Sipas saj, vendi ka nevojë për ndryshime të thella politike dhe institucionale, si dhe për më shumë transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje.

“Zëri i qytetarëve që protestojnë duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre për t’i dhënë fund padrejtësisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes duhet të merren seriozisht. Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare”, thuhet në deklaratë.

Partia e Lirisë vlerësoi se Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme sociale dhe ekonomike, duke përmendur emigracionin e të rinjve, rritjen e kostos së jetesës dhe nevojën për forcimin e institucioneve demokratike.

Në deklaratë u theksua gjithashtu rëndësia e reformave zgjedhore, përfshirë hapjen e listave, me synimin për të rritur përfaqësimin dhe përgjegjshmërinë politike.

Memelli kritikoi mënyrën se si, sipas saj, janë trajtuar protestat nga qeveria, ndërsa bëri thirrje për dialog dhe respekt ndaj kërkesave të qytetarëve.

“Shqipëria ka nevojë për një klimë politike që vendos në qendër interesin publik, transparencën dhe llogaridhënien. Qytetarët meritojnë të dëgjohen dhe të përfaqësohen”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Partia e Lirisë ritheksoi mbështetjen për protestuesit dhe kërkoi që debatet politike të fokusohen te zgjidhja e problemeve konkrete të qytetarëve dhe te forcimi i standardeve demokratike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related