PD kërkon interpelancë për “KAYO”, thirret ministri i Mbrojtjes

Data

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me shoqërinë shtetërore “KAYO”.

Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mban firmat e 7 deputetëve demokratë, mes tyre Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Jorida Tabaku.

Demokratët kërkojnë shpjegime për mënyrën e krijimit, funksionimit, mbikëqyrjes dhe marrëdhënieve kontraktuale të kësaj shoqërie.

“KAYO” sh.a., e krijuar me ligjin nr. 88/2024, është një kompani shtetërore që operon në industrinë e mbrojtjes dhe ka për qëllim prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake.

Opozita kërkon transparencë mbi aktivitetin e saj, ndërsa pritet që çështja të diskutohet në Kuvend në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related