Fluks votuesish në degën 5 të Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë, mbi 400 anëtarë kanë votuar për referendumin e Sali Berisha

Data

Në degën nr. 5 të Partia Demokratike e Shqipërisë në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë është shtuar fluksi i anëtarëve që po marrin pjesë në votimin për kreun e partisë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Sipas komisionerëve të qendrës së votimit, procesi është zhvilluar i qetë dhe pa probleme, ndërsa pjesëmarrja ka pasur kulm gjatë orëve të paradites dhe një rritje të re pas orës 14:00.

Burime nga qendra e votimit bëjnë me dije se deri tani kanë votuar mbi 400 anëtarë të PD-së. Gjithashtu, është bërë e ditur se qendra do të vijojë të qëndrojë e hapur edhe pas orarit zyrtar për t’u dhënë mundësi të gjithë anëtarëve të votojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related