Parlamentare 2025/ Konsultimet për datën e zgjedhjeve, krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

Data

Krerët e partive të vogla në vend, janë paraqitur sot në Presidencë, ku do të takohen me Presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

Në presicencë sot ka shkruar kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën. Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related