Parashqevi Simaku shfaqet në Festivalin e Këngës, ja mesazhi që dha

Data

Parashqevi Simaku, këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, ka bërë paraqitjen e saj të parë televizive pas shumë vitesh, duke përshëndetur Festivalin e Këngës.

Në një mesazh video nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo shprehu dëshirën për të qenë pjesë e këtij eventi dhe theksoi se do të kishte dashur të ishte atje. Ajo kujtoi këngën e saj të interpretuar në “Fest35”, titulluar “Dëgjoma Këngën”, dhe shprehu emocionet për publikun shqiptar

“Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet ‘Dëgjoma këngën’. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të,” tha Simaku në mesazhin e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related