Paralajmëroi mbylljen e TikTok-ut për 1 vit, kryeministri Rama jep detaje nga procedura

Data

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë njëvjeçare në Shqipëri, duke theksuar se ai është bazuar në konsultime të gjera me prindërit dhe mësuesit.

Sipas tij, mbi 90% e prindërve të anketuar gjatë 1,300 takimeve të organizuara nga Ministria e Arsimit kanë kërkuar ndalimin e aksesit në TikTok, duke shprehur shqetësime për sigurinë e fëmijëve.

Rama e konfirmoi këtë vendim gjatë një takimi përmbyllës të këshillimit kombëtar për masat ndaj TikTok dhe sigurinë në shkolla.

Kryeministri bëri të ditur se platforma do të mbyllet plotësisht duke nisur nga fillimi i vitit 2025. “TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë për një vit. Gjatë kësaj kohe, do të monitorojmë zhvillimet teknologjike, si dhe masat e vendeve të tjera për kufizime dhe filtra të përmbajtjes,” tha Rama.

Rama kritikoi gjithashtu diferencën në përmbajtjen e promovuar nga TikTok në Kinë dhe atë jashtë saj, duke e quajtur këtë një “qasje të dyfishtë”.

Vendimi për mbylljen e TikTok për një vit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për konsultimet e gjera dhe reagimet e ndryshme në Shqipëri për këtë masë drastike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related