Shorti në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar/ Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë

Data

Në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është hedhur shorti elektronik për dosjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas shortit, trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga tre gjyqtarë: Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj. Ata do të trajtojnë në themel të gjitha procedurat, përfshirë veprimet paraprake dhe hetimet e zhvilluara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë proces janë përfshirë edhe disa persona dhe subjekte private, të cilët, së bashku me Veliajn, kanë kërkuar gjykim të zakonshëm. Mes tyre përmenden individë dhe kompani të ndryshme, si dhe organizata jofitimprurëse.

Sipas organit të akuzës, ndaj Erion Veliaj rëndojnë disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë, shpërdorimin e detyrës dhe futjen e sendeve të paligjshme në qeli.

Çështja pritet të jetë një nga proceset më të rëndësishme në drejtësinë shqiptare, duke pasur parasysh pozicionin e të pandehurve dhe natyrën e akuzave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related