Paraqitet sërish në SPAK Monika Kryemadhi, ja kush e shoqëron

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj, Bora Meta.

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Më 2 nëntor Kryemadhi ankimoi masën e sigurisë duke nisur në GJKKO kërkesën e saj përmes postës. Po kështu më 4 nëntor avokati i ish-Presidentit Ilir Meta dorëzoi ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Igerta Hysi e cila do të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related