Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të nisë bisedime të drejtpërdrejta me Moskën për të arritur një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Ai ka ritheksuar se Budapesti do të kundërshtojë një marrëveshje mbi konfliktin në një samit të ardhshëm të BE-së.
Orbán shprehu bindjen se Bashkimi Evropian, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duhet të angazhohet në dialog direkt me Rusinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për luftën në Ukrainë. Ky qëndrim u shpreh në një letër drejtuar António Costa, presidentit të Këshillit Evropian, ku kërkoi angazhim të BE-së për një proces të tillë të negociatave.
