Huber: Nxisim forcimin e dialogut midis parlamentit dhe shoqërisë civile

Data

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber nxiti dje forcimin e dialogut midis parlamentit dhe shoqërisë civile. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit të organizuar në ambientet e Kuvendit, ambasadorja Huber përgëzoi Parlamentin e Shqipërisë për inicimin e diskutimit me shoqërinë civile. Ajo i konsideroi nisma të tilla shumë të nevojshme në lidhje me bashkëpunimin mes parlamentit dhe shoqërisë civile.

“Kjo krijon një hapësirë për të trajtuar çështjet më të rëndësishme të qeverisjes demokratike në partneritet me shoqërinë civile. Nga ana jonë jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim partneritetin thelbësor midis faktorëve të shoqërisë civile dhe parlamentit”, deklaroi Huber.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related