Pankarta që bëri xhiron e protestës, ironi me dosjen e vilës në Dhërmi: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?”

Data

Një pankartë me tone ironike ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë.

Mes dhjetëra mesazheve dhe sloganeve të mbajtura nga protestuesit, një qytetar shfaqej me një pankartë ku shkruhej: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?”, shoqëruar me fotografinë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Pankarta i referohet zhvillimeve të fundit në hetimet e SPAK, ku në qendër të vëmendjes është vendosur një vilë në Dhërmi, për të cilën prokuroria po kryen verifikime lidhur me pronësinë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Mesazhi satirik u prit me reagime dhe buzëqeshje nga pjesëmarrësit në protestë, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të tubimit. Në protestat e ditëve të fundit nuk kanë munguar pankartat kreative dhe ironitë ndaj figurave politike, ndërsa qytetarët kanë zgjedhur humorin dhe satirën si një formë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Protesta, e cila nisi si reagim ndaj projektit të investimit në Zvërnec, është shoqëruar me kërkesa të ndryshme politike dhe sociale, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related