Pagoi për të vrarë një 31-vjeçar, Laert Hasalla dënohet me 25 vite burg / Detajet e atentatit të tre viteve më parë

Data

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg 34-vjeçarin Laert Hasalla, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer për motive gjakmarrjeje.

Vendimi u ekzekutua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Hasalla ndodhej më herët nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Si ndodhi atentati

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në vitin 2023, kur Laert Hasalla dyshohet se ka paguar një person tjetër për të kryer vrasjen e shtetasit M. H.. Autori i atentatit, shtetasi M. M., 31 vjeç, tashmë i dënuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ndodhej shënjestra.

Nga të shtënat, M. H. i shpëtoi atentatit, ndërsa mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të.

Motivi

Hetimet zbuluan se porositja e vrasjes lidhej me motive gjakmarrjeje, çka e rëndon ndjeshëm pozitën penale të Hasallës. Prokuroria provoi se ai kishte organizuar dhe financuar atentatin, duke e cilësuar veprën si vrasje në rrethana rënduese, edhe pse e mbetur në tentativë.

Me këtë vendim, drejtësia i ka dhënë fund një dosjeje që kishte tronditur zonën dhe kishte mbetur e hapur prej tre vitesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related