Ardit Hoxha zbardh ndryshimet në statutin e PD: Nuk përjashtohet mundësia për dy gra nënkryetare

Data

Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar detaje nga ndryshimet e propozuara në statutin e Partia Demokratike e Shqipërisë, të prezantuara gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Sipas tij, një nga risitë lidhet me zbatimin e kuotës 40 për qind për gratë në organet drejtuese të partisë, çka mund të sjellë edhe emërimin e dy grave në postet e nënkryetareve të PD-së.

“Edhe me kuotat aktuale, një nga katër nënkryetarët duhet të ishte grua. Nuk duhet të habitemi nëse do të kemi dy nënkryetare nëse zbatohet statuti”, u shpreh Hoxha.

Ai sqaroi se pas Kuvendit Kombëtar do të ngrihet Këshilli i ri Kombëtar, i cili më pas do të vendosë për përbërjen e re të Kryesisë, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe strukturat e tjera drejtuese të partisë.

Sipas gazetarit, një element i rëndësishëm i diskutimeve është edhe lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së, ku pritet të ketë emra të rinj nga figura me profil opozitar që nuk kanë qenë zyrtarisht pjesë e partisë gjatë viteve të fundit.

“Do të kemi emra të rinj që kanë pasur vokacion opozitar gjatë këtyre viteve, por jo domosdoshmërisht kanë qenë pjesë e PD-së”, tha ai.

Hoxha theksoi se përfshirja e këtyre figurave do të interpretohet si sinjal për hapje të partisë, ndërsa riciklimi i të njëjtave emra do të jepte mesazh negativ për reformimin e saj.

Ai shtoi gjithashtu se ka gjasa që Këshilli Kombëtar të zgjerohet ndjeshëm, duke kaluar përtej 150 anëtarëve aktualë.

“Kryesia pritet të propozojë edhe rreth 100 emra të rinj”, deklaroi gazetari.

Ndryshimet statutore pritet të marrin miratimin përfundimtar në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet më 30 maj, pas rikonfirmimit të Sali Berisha në krye të partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related