Pagesë e majme dhe kushte të forta: Arbana Osmani rikthehet fuqishëm në ekran me një reality show të ri

Data

Arbana Osmani rikthehet zyrtarisht në ekran pas një mungese të gjatë, duke pranuar të prezantojë një format të ri reality në një tjetër shtëpi mediatike. Moderatorja e njohur do të jetë prezantuesja e “Ferma VIP”, një spektakël që do të zgjasë 100 ditë dhe do të transmetohet dy herë në javë.

Sipas burimeve mediatike, rikthimi i saj vjen pas një ofertë financiare shumë të lartë, e shoqëruar me kushte të qarta të vendosura nga vetë moderatorja, si për përmbajtjen e formatit ashtu edhe për përzgjedhjen e personazheve VIP që do të marrin pjesë. Pikërisht këto kushte kanë qenë vendimtare që Arbana të thoshte “Po”.

Në këtë projekt televiziv, ajo do të bashkëpunojë edhe me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, i cili do të jetë pjesë e stafit drejtues në prapaskenë, duke e kthyer spektaklin edhe në një bashkëpunim familjar.

Rikthimi i Arbanës vjen pas një periudhe reflektimi personal dhe profesional. Vetë moderatorja ka rrëfyer se largimi i saj nga ekrani, ndonëse në kulmin e suksesit, ishte një zgjedhje e vetëdijshme për t’i dhënë përparësi familjes, kohës me fëmijët dhe jetës reale, larg presionit të famës, audiencës dhe pritshmërive publike.

Ajo ka theksuar se suksesi nuk matet vetëm me klikime, tituj apo kontrata të mëdha, por edhe me paqen e brendshme dhe aftësinë për të mos humbur veten.

Tashmë, me energji të re dhe kushte të vendosura sipas standardeve të saj, Arbana Osmani rikthehet për të dëshmuar se një rikthim mund të jetë po aq i fortë sa kulmi i parë i karrierës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related