Padia për “500 mijë eurot”/ Malltezi: Tentativë e SPAK për t’i larë fytyrën Irena Gjokës

Data

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Porkurorinë e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga SPAK, Malltezi bëri me dije se është pyetur si person në dijeni, në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, në lidhje me një deklaratë të vajzës së ish-kryeministrit, ku flet për egzistencën e një video, ku ish-kryetarja e GJKKO-së merr 500 mijë euro ryshfet nga një ish-eksponent i PS-së.

Malltezi e konsideroi nisjen e këtij procedimi nga ana e SPAK, si një tentativë për të larë fytyrën e gjyqtares Irena Gjoka, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur të gjitha procedimet të bëra prej saj, edhe pse ishin të bazuar mbi falsifikime të akteve.

Ajo deklaroi se nuk e disponon videon, por sipas saj, referuar raportimeve mediatike, është gjetur gjatë kontrollit të banesës së një gazetari, i cili është larguar nga Shqipëria. Malltezi deklaroi se ka bërë vetëm një pyetje, të cilës SPAK mund t’i jepte përgjigje pa cënuar hetimin.

Argita Malltezi: Ka iniciuar një procedim penal, ndërkohë që ne kemi bërë, unë, Jamarbër Malltezi, 3-4 kallëzime penale për çështje konkrete, ka falsifikuar Millonai, Kraja, Dumani, aktet zyrtare, ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka aktet zyrtare, Olldashi aktet zyrtare. Të gjitha këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja shumë të rënda. Nuk kanë nisur procedimin, por kanë vendosur mbylljen e procedimit. Ky është standard i dyfishtë i një drejtësie të kapur politikisht, ndërkohë që pyetja ime në thelb kishte për standardin e një drejtësie të kapur nga grupet kriminale, që SPAK e ka për detyrë ta sqarojë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related