Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përsipër numërimin e dy kutive me fletë votimi, përkatësisht nga qarku i Durrësit dhe qarku i Elbasanit, pas refuzimit të komisioneve zonale për t’i numëruar ato për shkak të pretendimeve për parregullsi.
KZAZ-ja në Durrës kishte refuzuar të numëronte kutinë nga zona e Manzës, me argumentin se mangësonte dy nga katër vulat e sigurisë. Ndërkohë, në Elbasan, kutia nga një qendër votimi në Përrenjas nuk u hap pasi u konstatua se kishte 24 fletë votimi më shumë se numri i votuesve.
Megjithatë, KQZ ka vendosur që të dyja kutitë të numërohen, me argumentin se ato ishin marrë në dorëzim nga KZAZ-të dhe se çdo problematikë duhej të ishte evidentuar më herët. Si rrjedhojë, rezultatet e këtyre qendrave do të përfshihen në tabelat përfundimtare të rezultateve për zonat përkatëse.
