Zien PS, Edi Rama “djeg” një tjetër deputet socialist, Pandeli Majko spastron Kavajën dhe nxjerr jashtë loje…

Data

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste duket se po kalon një nga momentet më të tensionuara për sa i përket rikonfigurimit të hartës elektorale. Lëvizja më e fundit ka sjellë tronditje brenda radhëve socialiste, pasi deputeti Etjen Xhafaj është larguar nga Kavaja, një zonë që ai e mbulonte prej kohësh, ndërsa në vend të tij është deleguar Pandeli Majko. Ky vendim i beftë ka ngjallur tensione dhe ka nxitur një garë të brendshme mes figurave të PS që synojnë të sigurojnë një vend të garantuar në listat e kandidatëve për deputetë. Burime nga brenda selisë rozë tregojnë se Xhafaj, sikundër e ka treguar edhe vetë, është parë tashmë në rrethinat e Tiranës, duke zhvilluar takime intensive, ç’ka tregon se ai po përpiqet të riambientohet në një zonë të re elektorale, ndonëse me shumë sfida. Nga ana tjetër, lëvizja e Majkos drejt Kavajës është parë si një sinjal i qartë se Edi Rama po kryen një riorganizim të heshtur, duke spastruar emra që nuk i konsideron më pjesë të skemës fituese të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se Majko ka qenë i deleguar në Kukës dhe tashmë është rikthyer më pranë qendrës së vendimmarrjes. E njëjta skemë është parë edhe me Erion Braçen, i cili është larguar nga Lushnja për t’u pozicionuar në Tiranë, duke nxitur spekulime mbi përgatitjen e një skuadre të re në kryeqytet. Por këto ndryshime kanë tensionuar shumë socialistët në bazë, të cilët e shohin me shqetësim këtë spastrim të figurave të njohura dhe spostimin e tyre në zona më pak të sigurta. Burime të brendshme thonë se lëvizjet janë diktuar nga strategjia elektorale e Ramës, i cili po kërkon të minimizojë përplasjet lokale dhe të ripozicionojë lojtarët kryesorë në zonat më të rëndësishme. Megjithatë, kjo qasje ka krijuar pakënaqësi mes deputetëve aktualë, të cilët po ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre politike. Por a do të sjellin këto ndryshime një përçarje të brendshme në PS? A është kjo një strategji për të larguar figurat që mund të dalin nga kontrolli i Ramës? Prapaskenat vijojnë të jenë të nxehta, teksa gara për një vend në listën e 11 majit pritet të bëhet edhe më e ashpër në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related