Tabaku akuzon Qeverinë në Komisionin e Ekonomisë:Pseudobetejë kundër informalitetit,mungesë rritjeje të pensioneve në..

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte i pranishëm Ministri i Financave, ka shprehur kritika të ashpra ndaj projektbuxhetit 2025 të propozuar nga qeveria. Ajo theksoi se qeveria po zhvillon një “pseudobetejë” kundër informalitetit, po godet profesionet e lira dhe shtresën e mesme, po injoron krizën në bujqësi dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.

Tabaku vuri në pikëpyetje efektivitetin e fushatës së qeverisë kundër informalitetit, e cila pretendon të mbledhë 10 milionë euro shtesë nga sigurimet shoqërore. Ajo shprehu dyshime se kjo shumë është e pamjaftueshme për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve prej luftës kundër informalitetit, parate4 nga buxheti pe4r pensionet janë 450 milionë euro kurse të ardhurat nga informalitetit janë 10 mln euro.
“Me cilën llogari i del qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 milionë euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushatë e informalitetit dhe këto 10 milionë euro ekstra do të mbulojnë 450 milionë euro? ” – deklaroi Tabaku

Deputetja kritikoi ashpër qeverinë për moskthimin e taksës së konsideruar antikushtetuese ndaj profesioneve të lira, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo akuzoi qeverinë për trajtim me dy standarde dhe për goditje të shtresës së mesme.

“Çfarë e pengon qeverinë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Si deputete kam bërë një propozim për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat për të rregulluar këtë problematikë. Pse i trajtoni njerëzit me dy standarde? ” – u shpreh ajo.

Tabaku shprehu shqetësim për gjendjen e bujqësisë, duke theksuar se skema aktuale e TVSH-së po falimenton sektorin. Ajo kritikoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financave për mungesën e veprimeve konkrete për të adresuar këtë çështje.

” Mbeta pa fjalë pasi pashë që Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë të njëjtin mendim për skemën e TVSH-së që sot po falimenton bujqësinë. Skema e TVSH-së në bujqësi a do ketë ndonjë ndryshim këtë vit apo jo? Cilat janë politikat e bujqësisë në skemën e TVSH-së? ” – pyeti Tabaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related