Osmani pas takimit me zyrtarin amerikan: Po punojmë për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA

Data

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se gjatë takimit me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, ekonominë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Osmani theksoi se një nga temat kryesore të bisedës ishte nevoja për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me aleatin kryesor të vendit.

Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen amerikane, përfshirë ligjin e nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, i cili përfshin edhe Kosovën dhe parashikon mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, duke përjashtuar ndryshimet e kufijve. Sipas saj, dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

“Diskutuam për koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në, si dhe për hapat konkretë që duhet të ndërmarrim për të rikthyer dialogun strategjik mes dy vendeve,” u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rritjen e investimeve strategjike në sektorë kyç të ekonomisë, duke riafirmuar besimin e saj në angazhimin e administratës amerikane për forcimin e partneritetit me Kosovën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related