DOKUMENTI/ Berisha nxjerr faktet: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë ’’detyrim paraqitje’’, për dosjen Partizani.

Në dalje, Berisha zbuloi mesazhin që la brenda zyrave të SPAK-ut duke shtuar se publikoi një provë, sipas tij, zbulon fytyrën e drejtësisë.

“Paraqes para shqiptarëve një një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës. Unë lashë këtë shënim: “Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës”, tha fillimisht Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka hedhur akuza për gjyqtaren Irena Gjoka, teksa shpreh se është e përdorur si skllave nga Edi Rama dhe Altin Dumani.

Ndër tjera, Berisha ka thënë se Gjoka ka qenë e dënuar nga gjykata e Janinës në Greqi për falsifikim, pasaporta e viza. Gjithashtu, i pyetur nëse ka fakte për akzuat që hedh ndaj gjyqtares, kreu i opozitës është ka treguar dokumentat që tregojnë faktet e dënimit të saj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related