SHBA dërgon disa mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë, Pentagoni: Do forcojmë praninë tonë në rajon

Data

Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në zonë, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin autorizoi më herët ushtrinë që të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme në krah të forcave ajrore dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri.

Personeli shtesë përfshin skuadrilje të avionëve luftarakë F-15E Strike Eagle, F-16, A-10 dhe F-22 dhe personelin e nevojshëm për t’i mbështetur ato, raporton AP. Skuadriljet ekzistuese ashtu edhe ato të reja do të qëndrojnë në vend për të dyfishuar fuqinë ajrore në dispozicion.

Të dielën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi gjithashtu se ai po zgjeronte përkohësisht grupin sulmues të avionëve USS Abraham Lincoln dhe skuadriljet e tij të lidhura në rajon.

Avionët nuk janë atje për të ndihmuar në një evakuim, tha Singh, ata janë atje për mbrojtjen e forcave amerikane.

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje më herët për një armëpushim kur u pyet për raportet se Izraeli po përgatitet për një pushtim të kufizuar tokësor të Libanit në luftën kundër Hezbollahut.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me raportet për një pushtim të afërt, presidenti amerikan u përgjigj: “Jam më i shqetësuar se sa mendoni dhe do të ndihesha më mirë nëse ata do të ndalonin. Ne duhet të kemi një armëpushim tani”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related