Operacioni i SPAK/ “Personat e arrestuar janë roje, magazinierë dhe…”, Berisha zbulon detajet: Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin

Data

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook një denoncim në lidhje me operacionin e SPAK ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste, por që vetëm 5 u ekzekutuan.

Berisha thekon se personat e arrestuar janë roje, magazinierë dhe furnitorë, por bosët e vërtetë si Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë policie janë gjetur në banesë gjatë kontrollit, por janë lejuar t’ja mbathin

Ja si Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr keto dite eshte bere zhurme e madhe per ne fakt kallp operacionin me 50 mandate arresti nga prokuroria speciale por qe ne fakt jane arrestuar vetem 5 vete, roje, magazinjer, furnitor etj sepse disa bos ishin njoftuar me kohe kurse bos te tjere si Doçi, Avdyli apo 4 oficeret e policise gjat kontrollit jane gjetur ne shtepi por jane lejua te ja mbathin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related