Operacioni “Alfa” në Berat: Arrestohet 27-vjeçari me 9 kg drogë dhe armë

Data

Policia e Beratit ka vënë në pranga 27-vjeçarin A. Sh., që posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa (një pjesë të ndarë në doza), me qëllim shitjen.

Blutë kanë sekuestruar 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

“Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, cannabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related