Pentagoni ka njoftuar sekuestrimin e një tjetër anijeje cisternë të lidhur me rrjetet e kontrabandës së naftës iraniane, në kuadër të operacioneve të intensifikuara për goditjen e këtyre aktiviteteve.
Sipas autoriteteve amerikane, tankeri “Majestic X” është ndaluar në Oqeani Indian, ndërsa publikimi i pamjeve nga operacioni tregon praninë e forcave amerikane në kuvertën e anijes.
Zyrtarët bëjnë me dije se anija ishte nën sanksione amerikane për shkak të përfshirjes së mëparshme në transportin e paligjshëm të naftës iraniane. Destinacioni i saj i fundit dyshohet të ketë qenë Kinë, një nga tregjet kryesore për eksportet energjetike.
Ky veprim konsiderohet pjesë e strategjisë së Shteteve të Bashkuara për të kufizuar rrjetet financiare dhe logjistike që mbështesin Iranin, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi ekuipazhin apo hapat e ardhshëm ligjorë, ndërsa operacionet kundër kontrabandës së naftës pritet të vijojnë edhe në të ardhmen.
