Oficeri i Policisë Gjyqësore në Sarandë ndalohet për korrupsion, Prokuroria: Dyshohet se ndihmoi trafikantë droge gjatë hetimeve

Data

Një oficer i Policisë Gjyqësore në Sarandë, i identifikuar me inicialet E.R., është ndaluar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, nën dyshimet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas organit të akuzës, ndalimi i tij lidhet me hetimet për procedimin penal ndaj shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga Zanaj, autoritetet sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ngriti dyshime se oficeri E.R. kishte ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme në çështje, duke shfrytëzuar detyrën e tij dhe duke favorizuar personat nën hetim.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ndaj efektivit janë kryer veprime të posaçme procedurale dhe janë administruar prova që, sipas Prokurorisë, e implikojnë atë në veprimtari korruptive.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa pritet që organi i akuzës të përcaktojë masat e mëtejshme procedurale ndaj oficerit të ndaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related