29-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.
Enea Themollari, 29 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.
Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.
