Numri i vizitorëve në strukturat akomoduese, rreth 14% rritje në dhjetor

Data

Në strukturat akomoduese në vendin tonë gjatë muajit dhjetor 2024 u shënua rritje e numrit të vizitorëve rezidentë edhe jorezidentë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 13,8%, në krahasim me dhjetorin 2023. Sipas INSTAT-it, të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.

Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 6,3%, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 21,2%. Ndërkohë, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9%, në krahasim me qershorin e 2021-shit. Referuar INSTAT-it, numri i netqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 17,9%, ndërsa numri i netqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 25,9%. Numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton: në rajonin qendror, me rreth 53,8%. Ndërsa 67,7% e vizitorëve qëndruan zonat jo bregdetare. Sipas llojit të strukturave akomoduese në 95,1% e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related