“Gjykata e Tiranës dënon motrat Berisha për sulmin ndaj Klea Prengës: 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove”

Data

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat akuzohet se shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën.

Togat e zeza dënuan me 3 vite burg Mariela Berishën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul me 1/3 dhe u dënua përfundimisht me 2 vite qëndrim pas hekurave.

Ndërsa ndaj ish-konkurrentes së “Për’Puthen” dhe ish-banores së BBV, u caktua 3 vite shërbim prove. Por, dënimi i zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related