‘Luftë çakejsh’, Berisha akuza të forta ndaj Veliajt: Bleu 150 mijë euro biletën për te ceremonia e Trump, por…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me të deleguarit në qarkun e Tiranës, ka bërë disa akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo.

Berisha pretendoi se Veliaj kishte shpenzuar 150 mijë euro për të marrë pjesë në ceremonitë për Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, por përfundoi i përjashtuar nga ngjarjet zyrtare.

Sipas Berishës, udhëtimi i Veliajt në SHBA u mundësua nga Vangjel Tavo, të cilin ai e quajti “tradhtar i kombit grek dhe shqiptar.” Ai shtoi se përpjekjet e Veliajt për të marrë pjesë në ceremonitë kryesore të organizuara për Trump ishin të pasuksesshme, duke përfunduar në evente dytësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related