Flamur Noka ishte i ftuar në Top Story, ku u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.
Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht.
Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë ‘aksion’ duhet ta kishte bërë populli. Ai i drejtoi pyetjen Nokës se çfarë do të bëjë opozita nëse qytetarët nuk i bashkohen në protestën e së hënës.
Pjesë nga debati:
Noka: Askush në një shoqëri demokratike nuk do donte të ishte ne pozita të tillë. Një opozitë që pushteti i ka shpallur luftë. Këtu është i gjithë shteti kundër opozitës, kemi tre vjet. E kanë nisur me simbolet, me rrëmbimin, me burgosjen e liderit të opozitës, i tundën prangat të tjerëve dhe ajo gota që ishte duke u mbushur, u derdh kur i kënduan nenit 55 nënkryetarit të grupit të PD-së, Ervin Salianji. Opozita vetëm një rrugë për të bërë beteja, vetëm rrugën e fjalës dhe duke denoncuar krimin korrupsionin.
