Një muaj pas sulmit me dron, shtëpia e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Cezare është sulmuar me fishekzjarrë, njoftoi Radio Army.
Fotoja tregon dëmtimin e pjesës së jashtme të shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare, Izrael, më 22 tetor 2024
Nga sulmi ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Asnjë nga familja Netanyahu nuk ishte në shtëpi në momentin e incidentit, raportoi KAN.
