Një i vrarë dhe dy të plagosur në disa incidente brenda ditës në Tiranë

Data

Tre ngjarje të rënda janë regjistruar brenda pak orësh në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas Policisë së Tiranës, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, gjatë një konflikti mes disa personave, është goditur me mjet prerës shtetasi E. P., 31 vjeç. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autori i dyshuar është identifikuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Rreth 10 minuta më vonë, në Rrugën e Kavajës, një tjetër konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. I plagosur mbeti shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, autori është identifikuar, por të dhënat nuk bëhen publike për shkak të hetimeve.

Më vonë, rreth orës 20:10, në zonën e Kombinatit, u dërgua për mjekim shtetasi H. I., 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rasteve, ndërsa ngjarjet kanë ngritur shqetësime për situatën e sigurisë në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related