Një fenomen nga Kina/ Notarja 12-vjeçare, 6 të qindat larg medaljes në Botëror

Data

Ju Zidi është një notare kineze që merr pjesë në Kampionatin Botëror të Notit, dhe që nuk mund të quhet as adoleshente.

Në moshën 12-vjeçare ajo fillimisht u kualifikua për në finalen e garës së 200 metrave stil i përzier, dhe pastaj shkëlqeu edhe në konkurrimin për medalje.

Vajza e vogël e lindur në qytetin Baoding të Kinës Qendrore, iu afrua podiumit dhe mbeti vetëm 6 të qindat larg bronzit.

Koha e saj ishte 2’09”21, shumë pranë kanadezes Mari-Sofi Harvej.

Këtë konkurrim e fitoi një tjetër fenomen I notit, si kanadezja 19-vjeçare Samër Makintosh, dhe Ju Zidi synon të tejkalojë rekordet e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related