Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

Data

Në mediat pranë qeverisë “rrodhi” sot një foto e kryeministrit Rama i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, dukej qartë se ishte duke udhëtuar në një avion të zakonshëm linje. Imazhi, i cili pretendohej se ishte kapur nga një bashkëudhëtare e atij fluturimi u shoqërua me tituj komentues: ‘Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në ‘economy class’”.

Në fakt, fotoja në vetëvete ngjall disa dyshime. Duket sikur kryeministri që gjendet në ulëset e para të avionit është fiksuar në celularin e një pasagjereje që ndodhet tek dera e hyrjes. Mundësinë që fotografja anonime ta ketë fiksuar shefin e qeverisë janë dy. Ose kur ka qenë duke hyrë, pa nisur flutirimi, ose kur është çuar nga vendi, gjatë udhëtimit. Por nëse do ti besojmë variantit të parë, i bie që Rama dhe bashkëshortja të kenë vdekur për gjumë (sepse ne foto duken qartazi duke pushuar) dhe mezi të kenë pritur të mbyllin sytë sapo ka nisur fluturimi.

Në versionin e dytë i bie që fotografja amatore të jetë ngritur enkas, të jetë zhvendosur skiç për nga dera për të shkrepur celularin e pa vënë re dhe e lënë e pa shqetësuar nga badigardët që shoqërojnë çiftin kryeministror dhe gjenden gjithmonë pranë.

Pra, më shumë mundësi ka që fotoja të jetë ndonjë “mis en scene” e parapërgatitur, dërguar për “Jeta osh qef” nga ndonjë qytetar gjoja anonim.

Por problemi nuk qëndron këtu. Te ta marrim të mirqenë se Edi Ramës i paska rastisur një ditë që mos i hypë, ‘Airbus A319-100’, me emrin “Ismail”, dhuratë nga Erdogani, por të ketë marrë avion linje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related