Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në një studio televizive se aplikacionet SkyEcc dhe EncroChat, janë përdorur nga njerëzit e qeverisë, Parlamentit dhe sistemit të drejtësisë. Ministra, deputetë dhe gjyqtarë e prokurorë, tha Vangjeli, bashkohen personazheve të krimit si përdorues të platformave të dhënat e të cilave i kanë ardhur në ndihmë autoriteteve ligjzbatuese për të zbardhur një mori krimesh, por edhe veprash korruptive me përfshirjen e zyrtarëve të lartë.
Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse të dhënat e administruara nga aplikacionet e krimit do të konsiderohen provë apo jo, Vangjeli tha se cilido që të jetë vendimi i gjyqtarëve, Prokuroria e Posaëme dhe institucionet e drejtësisë kanë tanimë “hartën” dhe “ditarin” e botës së errët të krimit.
