Nisja e hetimit për zjarrin në korrik 2023, Policia dhe Prokuroria shkojnë pranë inceneratorit të Elbasanit

Data

Në 4 mars 2025 u raportua se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Konkretisht bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Prokuroria ndërkohë ka zgjeruar hetimet ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu mësohet se tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për këtë vepër penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related