Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, vijon dita e 42-të e protestave në Tiranë

Data

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën e 42-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pasi u organizuan në qendër të kryeqytetit, protestuesit u drejtuan në këmbë drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa kryesore e tubimit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar atë si kërkesën kryesore të protestës.

Sipas organizatorëve, në protestën e kësaj të shtune janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë lëvizje qytetare.

Protesta vjen një ditë pas marshimit të zhvilluar në rrugët kryesore të Tiranës, ku pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related