Nis gjyqi në themel për Ilir Meta/ Mbërrijnë në GJKKO përfaqësues të Partisë së Lirisë

Data

Ka nisur këtë të hënë seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në ambientet e GJKKO.

Seanca pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, ndërsa në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësues të Partia e Lirisë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor.

Sipas raportimeve, Meta është shfaqur në sallën e gjyqit, duke përshëndetur të pranishmit përmes xhamit me dy gishta lart, simbol i njohur politik, dhe më pas ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

Procesi ndaj tij vjen në një moment me interes të lartë publik, ndërsa pritet që gjatë seancave të ardhshme të shqyrtohen provat dhe akuzat e ngritura nga organet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related