Nga SPAK, te Pastrimi i Parave e Bashkia Tiranë, tenderat e fituar nga “pastruesi” i 11 mln euro

Data

Në fund të javës që lamë pas, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e biznesmenit Darin Gëzdari, nën dyshimet se është ideatori i një skemë pastrimi parash në vlerë 11 milionë euro.

Hetimet e zhvilluara nga prokurori Ndini Tavani ngritën dyshimet se Gëzdari fshihet pas një operacioni financiar, nëpërmjet të cilës ka deklaruar shitje konsulence kompjuterike fiktive për kompani të huaja bastesh në shumë mbi 10 miliardë lekë të vjetra dhe më tej, pjesën më të madhe të kësaj shume e ka transferuar në llogari off-shore në Bahamas, e të tjerë.

Për këtë skemë, sipas prokurorisë, është përdorur kompania “Green View Marketing”, e themeluar dhe më tej e administruar nga Edmir Simoni, i cili punësimin kryesor e kishte roje plazhi në një lokal në bregdetin e Shëngjinit. Skema e dyshuar e pastrimit të parave është zhvilluar në periudhën 2021-2022.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related