Nga skena e muzikës në politikë, Stresi hyn në garë për Këshillin Kombëtar të PD-së dhe mbërrin në Kuvendin e demokratëve

Data

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka hedhur një hap të ri në jetën publike, duke kandiduar për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë.

Stresi ishte sot i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, aty ku po zhvillohen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i shoqëruar nga familjarë dhe mbështetës të tij.

Lajmi për kandidimin e reperit u bë publik një ditë më parë, ndërsa vetë ai konfirmoi se ishte propozuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për të qenë pjesë e garës për strukturën më të rëndësishme drejtuese të partisë.

Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve, Stresi deklaroi se kandidimi i tij nuk është thjesht një angazhim politik, por një përpjekje për të përfaqësuar brezin e ri dhe për të sjellë më shumë zë për të rinjtë në proceset vendimmarrëse.

“Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton”, u shpreh ai, duke ftuar të rinjtë të angazhohen më shumë në jetën publike dhe politike të vendit.

Kandidimi i artistit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, duke e kthyer atë në një nga emrat më të komentuar të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Nëse zgjidhet, Stresi do të bëhet pjesë e forumit që luan një rol kyç në vendimmarrjen dhe orientimin politik të Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related