Kaosi në Kuvend/ Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas…

Data

Juristi Kreshnik Spahiu për një emision televiziv ka komentuar kaosin e opozitës në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Spahiu thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë.

Në një emision televiziv Spahiu tha se Sali Berisha dhe PD duhej ta kishin negociuar amnistinë penale edhe për veprën për të cilën është dënuar Salianji

“Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD dhePS. Ka qenë moment juridik në të cilën PS dhe PD votuan amnistinë penale. Në atë moment duhej me çdo kusht që PD të kishte negociuar amnistinë penale për veprën penale me të cilën ishte dënuar Salianji. Sa kohë ka pasur vepra penale më rrezikshmëri shoqërore më të madhe për të cilën është dënuar Salinji, se kuptoj përse nuk është negociuar dhe që vepra penale dhe vendimet e shkallës së parë nuk janë përfshirë. Nëse kjo do ishte bërë pjesë e një amnistie penale, sot s’do kishim Salianjin në burg. Njeriu që po i vuan pasojat më shumë se deputetët që konfliktohen në parlament, është vetë Salinaji që sot ndodhet në burgun e Fierit”, tha Spahiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related