Faqja zyrtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) është e bllokuar prej ditësh. Nuk ka njoftim, nuk ka shpjegim, nuk ka asnjë shenjë përgjegjshmërie ndaj publikut. Kjo s’është thjesht një problem teknik – është fotografia më e qartë e mënyrës se si funksionon sot ky institucion: vegjeton në heshtje dhe pret t’i vijnë udhëzimet nga lart për t’i noterizuar.
KLP u krijua si garanci e pavarësisë së prokurorëve. Sot, në praktikë, ka rënë në një rol të trishtë: një noter politik që zbaton pa diskutim çdo dëshirë të Partisë Socialiste.
Defekt teknik apo mbrojtje politike?
Nuk është rastësi që faqja “bie” pikërisht në momentin kur priten vendime për lëvizje prokurorësh dhe nisja e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Kur fillojnë pyetjet, institucionet e kapura zgjedhin metodën më të vjetër: fiken.
Asnjë njoftim zyrtar, asnjë sqarim nga kryetarja, asnjë reagim nga stafi i saj.
