Kryemadhi thekson se ndaj saj janë ngritur akuza të rreme, ndërkohë që në dosje për të ka dhjetëra faqe me fjali boshe.
Deputetja e PL thekson me tej se: “Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës.
Vjedhjet shtetërore mafioze si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare, përmes proceseve gjyqësore pa prova dhe pa fakte”.
