Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet mes Erion Veliajt, Alex Sorosit dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Rama ka ndjekur një strategji ku fillimisht u kërkonte bashkëpunëtorëve të tij të dorëhiqeshin dhe më pas ata përfundonin përballë SPAK-ut.
“Rama ka shkelur vijën e kuqe dhe ka thënë se nuk ka më heshtje. Çfarë ndodhte me ata që ishin poshtë tij? U thuhej të largoheshin nga posti dhe më pas i çonin të rruar e qethur drejt SPAK-ut,” u shpreh Sula.
Ai shtoi se Alex Sorosi, djali i miliarderit George Soros, ka qenë shumë i afërt me Veliajn dhe se kryebashkiaku i Tiranës ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet amerikane të 5 nëntorit. Madje, sipas Sulës, Veliaj mund të ketë pasur edhe një ndikim financiar në këtë proces.
