Berishës i del situata jashtë kontrollit, Primaret ndezin sherret mes demokratëve, ish-kandidati i Rithemelimit për…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po përballet me një tjetër krizë të brendshme që ka shpërthyer në mes të primareve. Ish-kandidati për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Flamur Nokës dhe Albana Vokshit, pas përjashtimit të tij nga gara për shkak të “çështjeve etike”. Sinamati ka përdorur fjalë të forta në rrjetet sociale, duke i akuzuar Nokën dhe Vokshin për manipulimin e vendimeve brenda PD-së ke dhe për përpjekjet e tyre për ta larguar nga garat e primareve. Ai e ka quajtur këtë një shkelje flagrante të etikës, duke e përmendur se ai vetë është pedagog i Etikës Mjekësore dhe se përjashtimi i tij është thjesht një manovër politike e padrejtë. Ai e ka quajtur këtë situatë si një mundësi të humbur, duke sugjeruar që kjo energji mund të shfrytëzohej për të përgatitur një opozitë të fuqishme, dhe jo për të zhvilluar përplasje të brendshme.

Ndërkohë, Sinamati ka bërë të qartë se ai do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e tij dhe për PD-në, duke i paralajmëruar Nokën dhe Vokshin për pasojat që mund të kenë përpjekjet për ta përjashtuar. Ai nuk ka kursyer fjalët për ata që, sipas tij, po dëmtojnë besimin e demokratëve dhe të qytetarëve të Kukësit. Por reagimet nga brenda partisë janë intensifikuar, edhe me deputetin Kreshnik Çollaku që ka komentuar ashpër këtë situatë. Ai ka paralajmëruar për një “tërmet” të mundshëm në selinë blu, duke e konsideruar këtë përçarje si një moment kritik për PD-në. Çollaku ka theksuar se primaret po rrezikojnë të kthehen në një luftë brenda partisë, dhe ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët për të sfiduar qeverinë e Edi Ramës. Mirëpo kjo situatë tregon se tensionet brenda partisë kanë shpërthyer dhe duket se rruga përpara është gjithnjë e më e ndërlikuar për Sali Berishën dhe PD-në.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related