Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord, por mbetet miku më i mirë i Izraelit

Data

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje në marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se, pavarësisht mospajtimeve të herëpashershme, bashkëpunimi mes tyre mbetet i fortë.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu u shpreh se nuk beson se ekziston ndonjë krizë në raportet me presidentin amerikan.

“Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje mes nesh. Donald Trump është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bën atë që është më e mira për Amerikën. Unë jam kryeministri i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin. Në 99 për qind të rasteve biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë kemi mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to”, deklaroi ai.

Duke folur për Iranin, Netanyahu theksoi se ai dhe Trump ndajnë të njëjtat objektiva strategjikë.

“Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo. Ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të dorëzojë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet e tij bërthamore. Presidenti Trump beson se, pas dy luftërave me Iranin, mund të ushtrojë presion përmes negociatave për t’i arritur këto qëllime. Shpresoj që të ketë sukses. Për sa kohë që unë do të jem kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, u shpreh ai.

Netanyahu komentoi edhe deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, i cili së fundmi u kishte kërkuar zyrtarëve izraelitë të shmangnin kritikat publike ndaj Uashingtonit.

“Unë e respektoj JD Vance dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë se biem dakord për çdo çështje. Donald Trump është miku më i mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi kryeministri izraelit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related