“Nëse Trump fiton do kemi qasje të re në marrëdhëniet me Europën”,Spahiu: BE s’rrezikohet nga emigrimi i 1 milion..

Data

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar në një emision televiziv  deklaratat e zëvendëskryeministres së Sllovenisë, Tanja Fajon në Tiranë e cila tha se në 2030 Shqipëria do jetë gati për BE, u ndal edhe tek situata aktuale në BE.

Spahiu mendon se sot Europa kërcënohet nga emigrantët që vijnë nga Afrika, Azia dhe Arabia dhe jo prek 1 milion shqiptarëve

‘Europa nuk është e rrezikuar nga 1  milion shqiptarë, por nga dyndja ilegale 1 miliard arabëve, kinezëve, afrikanëve që dëshirojnë të vijnë në mënyrë ilegale për varfëri, diktaturave, shkeljes së lirisë. Tentojnë të vijnë në BE  dhe nuk mund të menaxhohet një situatë dhe BE nuk mund të përballojë një dyndje të lartë. Përllogaritja e Tanja Fajon mund të jetë realiste, ndonëse kam shumë dyshime dhe ndaj të njëjtat qëndrime me dyshimet me personalitetet nga Shqipëria. Zyrtar të BE nuk janë serioz. Korrupsioni brenda kupolës së BE po forcon partitë e ekstremit, i ka dhënë zë dhe forcë euroskeptikëve. Anëtarësimi në BE nuk dihet sepse vetë fati i BE nuk dihet. Dëshira e Tanja Fajon mbetet thjesht një dëshirë. Jam skeptik sepse ndoshta zgjedhjet në Amerikë do jenë faktorë për një ripozicionim të Europës. Nëse Trump fiton do kemi qasje të re në marrëdhëniet me Europën’, thotë Spahiu për Arbër Hitajn.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related