Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka publikuar një artikull në lidhje me rrezikun që u kanoset disa bizneseve kosovare nga ngrirja e fondeve të agjencisë amerikane për ndihma të jashtme, USAID, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.
Artikullin e plotë, të përkthyer nga gazeta “Nacionale”, mund ta lexoni në vijim:
Kenan Gashi i pret gjymtyrët e kukullave të vjetra në dyqanin e tij në Kosovë dhe i hedh në makina të dhuruara si donacion nga qeveria amerikane. Këto makina e copëtojnë dhe e pastrojnë plastikën që ajo të shitet për ripërdorim.
